Aktivistja suedeze e mjedisit, Greta Thunberg, është arrestuar pasi ka bllokuar rrugën për pesë ditë bashkë me disa anëtarë të tjerë të organizatës “Ta tillbaka framtiden”.
Siç raportohet, Thunberg është tërhequr zvarrë nga policia dhe është arrestuar pasi ka bllokuar cisternat e naftës në portin Malmo, raportoi "The Telegraph".
Aktivistja është arrestuar disa herë më parë për aktivizmin e saj, përfshirë në Gjermani dhe në Oslo, për shkak të protestave ku përfshihej.
Të shtunën Thunberg ka shkruar në Twitter, duke thënë se kriza klimatike është çështje jetë apo vdekje.
“Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Po rimarrim të ardhmen”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Greta Thunberg në Athinë pas dëbimit nga Izraeli: Në Gaza po ndodh një gjenocid
-
Izraeli deporton 171 aktivistë, përfshirë Greta Thunbergun
-
Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën, arrestohet Greta Thunberg
-
Flota e anijeve me ndihma për Gazën rrethohet nga Izraeli
-
Izraeli kap pranë Kretës flotën e drejtuar për në Gazë dhe arreston 175 aktivistë