Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg u lirua nga paraburgimi pasi u ndalua me pjesëmarrësit e tjerë që protestuan kundër dëmtimit të një fshati në Gjermani që po “pushtohet” nga një minierë qymyri.
Thunberg u arrestua së bashku me aktivistë të tjerë, por u lirua pas një kontrolli identiteti, ka thënë policia lokale.
"Ne jemi aktualisht në Lützerath, një fshat gjerman i kërcënuar me rrënim për shkak të zgjerimit të një miniere qymyri. Njerëzit kanë rezistuar për vite me radhë", ka njoftuar ajo në Twitter pasi iu bashkua protestuesve.
Aktivistja e klimës iu drejtua rreth 6 mijë protestuesve që marshuan drejt Luetzerathut, duke e quajtur zgjerimin e minierës "një tradhti të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm".
“Gjermania është një nga ndotësit më të mëdhenj në botë dhe duhet mbajtur përgjegjëse”, ka thënë Thunberg. Policia paralajmëroi grupin se do të largoheshin me forcë nëse nuk do të largoheshin nga skaji i minierës.
Edhe
Policia holandeze arreston aktivisten, Greta Thunberg
Kompania gjermane e energjisë elektrike RWE, e cila zotëron minierën, i quajti protestat "shumë të pamatura". Kompania RWE bëri një marrëveshje me qeverinë që mund të shkatërronte Luetzerathin në këmbim të braktisjes më të shpejtë të qymyrit si burim energjie dhe shpëtimit të pesë fshatrave që fillimisht ishin caktuar për shkatërrim.
Protestuesit besojnë se Gjermania duhet të ndalojë menjëherë nxjerrjen e qymyrit dhe të fokusohet në burimet e rinovueshme të energjisë.