Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greta Thunberg arrestohet në protesta në Gjermani

Greta Thunberg

Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg, është arrestuar nga policia në një protestë në një fshat në perëndim të Gjermanisë, raporton BBC.

Ajo ka protestuar me aktivistët që po tentojnë të ndalojnë shkatërrimin e fshatit të braktisur Luetzerath për ta zgjeruar minierën e thëngjillit.

Policia i ka thënë “Reutersit” se Greta ishte pjesë e grupit që ka nxituar në drejtim të minierës “Garzweiler 2”.

Aktivistët e mjedisit thonë se djegia e thëngillit minon tentimet e Gjermanisë për të reduktuar emetimin e gazrave.

Miniera “Garzweiler 2” është rreth 9 kilometra nga Luetzerathi.

Policia ka thënë se një person ka kërcyer brenda në minierë. Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur me Gretan dhe grupin që është arrestuar me të.

Edhe Greta Thunberg në Athinë pas dëbimit nga Izraeli: Në Gaza po ndodh një gjenocid Botë 9 muaj më parë Greta Thunberg në Athinë pas dëbimit nga Izraeli: Në Gaza po ndodh një gjenocid

Luetzerathi pritet të jetë fshati i fundit që shkatërrohet për minierën e linjitit Garzweiler.

Organizatorët e protestës thonë se rreth 35 mijë protestues kanë marrë pjesë në protestë të shtunën, ndërsa Policia ka thënë se numri ishte afro 15 mijë.