Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht se disa prej fuqive më të mëdha botërore kanë rënë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre të emergjencës në një përpjekje për të qetësuar tregjet.

BBC-ja ka raportuar se çmimi për një fuçi nafte ka shkuar në 100 dollarë amerikanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, do të lirojë 400 milionë fuçi.

Irani ka paralajmëruar se nafta mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi, teksa sulmet e tij ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit janë intensifikuar - shpërthime u raportuan në të paktën dy cisterna të huaja gjatë natës.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka nisur një "valë sulmesh në shkallë të gjerë" kundër Hezbollahut në Bejrut, duke thënë se ka goditur 10 struktura. Ushtria gjithashtu ka thënë se ka ndërprerë raketa nga Irani.

Ndërkohë, Arabia Saudite thotë se ka kapur 18 dronë, ndërsa autoritetet e Dubait kanë bërë të ditur se askush nuk u lëndua pasi një dron ra mbi një ndërtesë apartamentesh.

E presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA-ja "nuk kanë mbaruar ende" kur është pyetur për luftën e Iranit.

Shkon në 687 numri i të vdekurve në Liban

1 j. më parë / 12 mar 2026 17:36
Liban

Photo: Associated Press

Ka arritur në 687 numri i të vdekurve në Liban që kur nisën luftimet më 2 mars, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libanit, transmeton “BBC”. 

Në mesin e viktimave janë 98 fëmijë dhe 62 gra. 

Zyrtarët po ashtu thonë se 1774 persona janë lënduar gjatë kësaj periudhe. 

Izraeli nisi ofensivë ushtarake ndaj Hezbollahut, një grup i armatosur i mbështetur nga Irani që operon në Liban. Sulmet nisën pasi Hezobllahu lansoi raketa në drejtim të Izraelit. Izraeli po vazhdon me sulme ajrore të përditshme, ndërsa ka dërguar edhe trupa në jug të Libanit.

Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet

1 j. më parë / 12 mar 2026 15:10
Trump:

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se SHBA-ja bën shumë para kur çmimet e naftës rriten. 

“Shtetet e Bashkuara janë padyshim prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para”, ka shkruar ai në Truth Social.

Deklarata e tij ka ardhur afërsisht në të njëjtën kohë kur deklarata e udhëheqësit të ri suprem iranian, u transmetua nga Irani, përmes së cilës Mojtaba Khamenei, kërcënon me mbyllje totale të Ngushticës së Hormuzit, nga e cila kalon një e pesta e naftës botërore. 

"Por, me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si president, është ndalimi i një Perandorie të ligë, Iranit, nga posedimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në fakt, i botës. Nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë!”, ka shtuar ai. 

Lideri i ri Suprem i Iranit: Irani do të hakmerret për të vrarët

1 j. më parë / 12 mar 2026 14:38 Nga: BBC
Mojtaba Khamenei

Lideri i ri suprem i Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei në mesazhin e tij të parë, publikuar në televizionin shtetëror i cili u lexua nga një prezantuese, ka thënë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.

Në mesazh thuhet se kjo vlen veçanërisht për rastin kur një sulm amerikan pranë një shkolle në Minab vrau 168 persona, përfshirë 110 fëmijë.

Irani tha se shkolla u godit nga një raketë amerikane, por SHBA-ja ka mohuar përgjegjësinë.

Tutje Khamenei përmes këtij mesazhi ka thënë se “leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” duhet të përdoret ende nga Irani.

Në deklaratë thuhet se Irani ka një politikë “miqësie” me vendet fqinje, por i këshilloi ato të mbyllin bazat amerikane, të cilat ai thotë se Irani do të vazhdojë t’i shënjestrojë.

Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit më 8 mars.

Ai është pasardhësi i babait të tij, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës me SHBA-në dhe Iranin, më 28 shkurt.

Që nga emërimi i tij, ai nuk është parë në televizionin shtetëror dhe mesazhi i tij u lexua me zë nga prezantuesja e lajmeve.

Mojtaba është djali i dytë i Ali Khameneit dhe, megjithëse prej kohësh është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, ai nuk është paraqitur shumë publikisht por është parë si person që ushtron ndikim nga prapaskena.

Përveç babait të tij, nëna dhe gruaja e Mojtaba Khameneit u vranë gjithashtu në sulmet SHBA-Izrael.

“Mirror” gjatë ditës raportoi se ai është në koma, ndërkaq i ka të amputuara edhe këmbët.

Lideri i ri i Iranit raportohet se është në koma

1 j. më parë / 12 mar 2026 12:58
Mojtaba Khamenei

Lideri i ri suprem i Iranit, pasardhësi i babait të tij, Mojtaba Kahmenei, raportohet se ka mbetur në koma dhe gjithashtu ka humbur edhe njërën këmbë.

Duke cituar një burim të kryeqytetit të Iranit, Teheran, gazeta The Sun ka shkruar se Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime serioze në stomak ose në mëlçi.

Tutje raportohet gjithashtu se udhëheqësi i ri aktualisht ndodhet në kujdes intensiv në Sina University Hospital, në lagjen historike të Teheranit. Forcat e sigurisë thuhet se kanë izoluar një pjesë të ndërtesës.

Sipas burimeve të brendshme, personeli i spitalit i ka thënë se Mojtaba ishte në gjendje “shumë serioze” dhe nën kujdesin e Mohammad Reza Zafargjani. Përveçse është ministër i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Iranit, Zafargjani është gjithashtu një nga kirurgët më të mirë në vend.

“Një ose dy nga këmbët e tij janë prerë. Mëlçia ose stomaku i tij gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet. Ai duket se është gjithashtu në koma", citohet të ketë thënë burimi.

Nuk dihet nëse plagët e Mojtaba Khamenei janë marrë në të njëjtin sulm që vrau babanë e tij 86-vjeçar.

Çfarë kërkon SHBA-ja e çka Irani që lufta të përfundojë?

1 j. më parë / 12 mar 2026 10:59
Donald Trump

Photo: Associated Press

Ndërsa lufta në Iran po i afrohet dy javëve, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka përcaktuar tri kushte për paqe.

Çfarë dëshiron Irani?

Pezeshkian ka thënë të mërkurën se lufta mund të përfundojë vetëm nëse: njihen të drejtat legjitime të Iranit, paguhen dëmshpërblimet, dhe Irani merr garanci të forta ndërkombëtare kundër çdo agresioni të ardhshëm.

Megjithatë, është e dukshme se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, jo presidenti, vendos për luftën dhe paqen.

Çfarë dëshiron SHBA-ja?

Kushtet e Iranit bien ndesh me kërkesat e Donald Trumpit për paqe, pasi siç ka thënë ai më parë, luftimet do të përfundonin vetëm në rastin e "Dorëzimit pa kusht" të Iranit.

Por presidenti i SHBA-së ka sinjalizuar gjithashtu se lufta "do të përfundojë së shpejti" dhe se qëllimet e tij të luftës janë përmbushur.

Shtëpia e Bardhë më parë i quajti këto qëllime si: shkatërrimi i raketave iraniane dhe industrisë së raketave, eliminimi i kërcënimit nga përfaqësuesit iranianë në rajon dhe parandalimi i Iranit që të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

Iraku mbyll terminalet e naftës pas sulmit vdekjeprurës

1 j. më parë / 12 mar 2026 10:30
Irak

Një sulm në portin e Basrës në Irak herët të enjten ka lënë të vdekur të paktën një person dhe i ka detyruar autoritetet të ndalojnë operacionet në të gjitha terminalet e naftës në vend.

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Përgjithshme për Portet e Irakut, Farhan al-Fartousi, ka bërë njoftimin në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve Irakiane të enjten. 

Al-Fartousi ka thënë se sulmi kishte në shënjestër një anije të angazhuar në një transferim nafte nga një anije në tjetrën në portin e Basrës në Gjirin Persik. 

Ai ka shtuar se mbetet e paqartë nëse anija ishte goditur nga një dronë fluturues, ujor apo një raketë.

Ekipet e shpëtimit nxorën një trup të vdekur dhe ndihmuan 38 të tjerë pas sulmit. Ai ka thënë se portet tregtare në Irak mbeten të hapura, ndërkaq terminalet e naftës janë mbyllur.

Ndërtesa luksoze shumëkatëshe në Dubai dëmtohet nga sulmi iranian

1 j. më parë / 12 mar 2026 09:22
Dubai

Foto ilustrim

Sulmet iraniane me dronë kanë dëmtuar një ndërtesë të lartë në Creek Harbour të Dubait, një zonë luksoze buzë detit, në veri të qendrës së qytetit.

Vendet e Gjirit Persik janë vënë në shënjestër të Iranit, që kur SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur ofensivën ndaj tij, më 28 shkurt. 

Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Arabia Saudite kanë raportuar sulme të vazhdueshme nga Irani.

Kjo ka ndikuar keq në ekonominë dhe turizmin e tyre, sipas autoriteteve.

13 anije të sulmuara që kur ka nisur lufta ndaj Iranit

1 j. më parë / 12 mar 2026 08:51
Anije

Një total prej 13 anijesh janë sulmuar në dhe përreth Gjirit Arabik, Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit midis 28 shkurtit dhe 11 marsit, kanë raportuar të mërkurën Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Natën e së mërkurës, në brigjet e Irakut, dy anije të tjera janë goditur pranë portit të Umm Qasr, pranë qytetit të Basrës. 

Sulmi ka vrarë një person dhe ka plagosur 38 të tjerë, ka thënë kreu i Kompanisë së Përgjithshme për portet irakiane.

Ndërkohë të enjten, UKMTO ka njoftuar një incident tjetër në veri të Jebel Ali, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkruar se "Kapiteni ka raportuar se një anije kontejnerësh është goditur nga një predhë e panjohur duke shkaktuar një zjarr të vogël në bord".