Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Çka nëse raketat e Izraelit na godasin në autostradë?”

Kolona ne Teheran

Foto: Rrjete sociale

Teksa Farhadi dhe miqtë e tij po largohen nga Teherani, kanë mjaftueshëm kohë për të parë me sy shkatërrimin. Tymi del nga ndërtesat që i kalojnë nëpër korridorin me trafik kilometërsh për t’iu ikur sulmeve të Izraelit në drejtim të kryeqytetit iranian.

Edhe pse u zgjua herët në mëngjes të martën, Farhadit iu deshën gjashtë orë për të arritur në fshatin e tij, një udhëtim që zakonisht nuk zgjat më shumë se dy orë e gjysmë.

“Fëmijë të vegjël, të moshuar e gjyshër të sëmurë. Të gjithë i gjeni rrugëve”, ka thënë studenti 22-vjeçar për “The Guardian”.

Një tjetër banor i Teheranit, e ka përshkruar rrugën 10-orëshe teksa raketat izraelite i kalonin mbi kokë.

“Gjatë gjithë rrugës isha e bllokuar në trafik. Po frikësoheshim se çka nëse sulmet na godasin në autostrada? Çka nëse ka fabrika sekrete përreth nesh? Frika e mosdijes shkakton ankth të madh”, ka thënë 24-vjeçarja Mina.

Edhe Shpërthime në Teheran, iranianët braktisin shtëpitë Botë Shpërthime në Teheran, iranianët braktisin shtëpitë

Mijëra banorë të Teheranit kanë lëshuar Iranin që nga nisja e sulmeve të Izraelit të premten, që ka thënë se e ka synim që ta ndalë Iranin nga bërja e armëve bërthamore. Irani u kundërpërgjigj me raketa e dronë në drejtim të Izraelit. Sot është dita e gjashtë e luftimeve të pandërprera.

Për dallim nga Izraeli, Teherani nuk ka qendra strehimi nga bombat. Autoritetet kanë hapur metrotë si një bunker ad-hoc e të tjerët janë drejtuar drejt xhamive.

Të hënën, Izraeli urdhëroi njerëzit të largohen nga pjesë të shumta të Teheranit, duke i paralajmëruar se shumë shpejt do ta sulmojë “infrastrukturën ushtarake”. Mesazhi, i publikuar përmes platformës X, ngjante me alarme të njëjta si në Gaza, Liban e Jemen. X megjithatë është i ndaluar në Iran dhe shumë njerëz nuk kanë mundur të marrin urdhrat e evakuimit.

Më vonë, presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga të gjithë që të largohen nga Teherani.

Edhe Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rrezikojnë ta çojnë rajonin përsëri në luftë Botë Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rrezikojnë ta çojnë rajonin përsëri në luftë

E një pjesë e madhe e qytetarëve të Teheranit përballet me krizë ekonomike dhe e kanë të vështirë ikjen.

 

Lexo përditësimet tjera
Khamenei

Në ditën e gjashtë të luftimeve me Izraelin, Irani kërcënon SHBA-në

Dita e gjashtë e konfliktit:Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar në rrjete sociale duke...