Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çifti ukrainas, i ndarë nga luftimet, kurorëzon dashurinë në Lviv

Një çift i ndarë nga lufta në Ukrainë është ribashkuar për t'u martuar të dielën në qytetin e Lvivit.

Kostyantyn Polischuk dhe partnerja e tij, Halyna, u ndanë nga njëri-tjetri kur filloi pushtimi rus në shkurt, kur 41-vjeçari u radhit vullnetarisht me forcat e armatosura ukrainase dhe shkoi në front, dhe 47-vjeçarja Halyna u largua nga Kievi si refugjate në Gjermani.

Disa javë më vonë Kostyantyni dhe Halyna festuan martesën e tyre duke bërë një sesion fotografish në rrugët e qendrës së Lvivit.

"Ne jemi nga Kievi. Pas fillimit të luftës, u futa në ushtri si vullnetar. Gruaja ime shkoi në Gjermani, duke kërkuar një vend të sigurt për të qëndruar. Pastaj vendosëm të martoheshim, ajo erdhi nga Gjermania për disa ditë. Dhe mora disa ditë pushim për të ardhur në Lviv. Ne u martuam dje dhe nesër do të kthehem. Unë do ta mbroj vendin tim. Halina do të qëndrojë në një vend të sigurt”, ka thënë Kostyantyn Polischuk, luftëtar ukrainas.

Halyna tha se është krenare me burrin pasi po mbron vendin e tij.

“Unë jam shumë i shqetësuar për burrin tim. Unë jam duke u lutur çdo ditë për të. Por në të njëjtën kohë jam shumë krenar që ai si civil vendosi ta mbrojë atdheun tonë. Po lutem çdo ditë për të. Të gjithë presim që ai të kthehet me fitore”, ka thënë Halyna Polischuk, refugjate ukrainase.

Sipas organizatës së OKB-së për të drejtat e njeriut në pesë javët e para të konfliktit më shumë se katër milionë refugjatë nga Ukraina kaluan kufijtë në vendet fqinje dhe shumë të tjerë janë detyruar të lëvizin brenda vendit.

Edhe Dashuria e pranishme në kohët më të vështira, ushtari ukrainas i propozon një vajze në mes të luftës Botë Dashuria e pranishme në kohët më të vështira, ushtari ukrainas i propozon një vajze në mes të luftës

Lëvivi, qytet perëndimor, rreth 70 kilometra larg kufirit me Poloninë, është kthyer në njërën prej qendrave më të mëdha për strehimin e refugjatëve brenda vendit dhe për organizimin civil dhe ushtarak të mbrojtjes së Ukrainës.

Megjithatë, edhe rrethina e këtij qyteti ka qenë cak i bombardimeve ajrore ruse.