Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Ëndërroj të martohem por atdheu është më i rëndësishëm”, rrëfimi i ukrainasit për luftën

ukraina, rusia, lufta, dashuria, martesa, gruaja, shkolla, 17 prill, koha

Të dielën e 17 prillit është shënuar dita e 53-të e luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Nga të dyja anët janë shënuar mijëra të vrarë, ndërsa Ukraina ka pësuar dëme të mëdha në infrastrukturë e nëpër qytete.

Autoritetet ukrainase kanë publikuar rrëfimin e një të riu të quajtur Pavlo, që la punën dhe familjen për t’i dal zot atdheut.

Rrëfimi i plotë i Pavlos:

Për çfarë po ëndërroj? Për të arritur një shkollim të lartë. E megjithatë, të martohem. Më pret një vajzë. E kam parë të dashurën vetëm një herë fundvitin e kaluar. Takimi zgjati vetëm pesë minuta.

Kur filloi pushtimi në shkallë të gjerë unë isha në Sllovaki. Punova atje për afro gjashtë muaj. Me dashje u ktheva në Ukrainë. Në periudhën 2014-2015, isha inxhinier ushtarak në Njësinë Inxhinierike të Brigadës së veçantë mekanike, të quajtur “Zaporozhya e Zezë”. Pak i vetëdijshëm për luftën. Kështu, vendosa të jem i dobishëm për atdheun.

Lufta më detyroi t’i shtyja planet dhe ëndrrat. Tani gjëja kryesore është ta mbrojmë vendin tonë. Më besoni, jemi të gatshëm ta mbajmë, për aq kohë sa ka nevojë. Në asnjë mënyrë nuk mund të përmbushen kërkesat e Rusisë.