Një çift e ka braktisur foshnjën në tavolinën e kontrollit në aeroportin e Tel Avivit pasi kishte shkuar pa biletë për fëmijën.
Dyshja po bënte “check-in” për fluturimin nga Aeroporti “Ben Gurion” në Bruksel, shkroi CNN.
Doli se foshnja nuk kishte biletë dhe çifti u nis drejt aeroplanit duke e lënë fëmijën në tavolinën e kontrollit të linjës ajrore.
Çështja më pas u dërgua në polici, e cila ktheu çiftin prapa.
“Një çift dhe një foshnje me pasaporta belge arritën për fluturim në Terminalin 1 pa biletë për foshnjën. Çifti arriti vonë për fluturimin. Çifti e la karrigen bashkë me foshnjën në të pas dhe shkuan drejt kontrolleve të sigurisë në përpjekje për të arritur derën e aeroplanit”, ka konfirmuar autoriteti i aeroportit të Izraelit.
-
Një foshnjë e sapolindur në bord - Pasagjerja amerikane lind gjatë fluturimit
-
Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit
-
Dy vjet lufte të Izraelit vranë një fëmijë çdo 52 minuta në Gazë
-
Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris
-
Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë