Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar javën e kaluar që ai të jetë i përfshirë në përzgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit dhe e ka bërë të qartë se nuk e mbështet Mojtaba Khamenein, i cili është emëruar të dielën vonë si pasardhës i babait të tij, Ayatollah Ali Khamenei.
Por çfarë ka thënë presidenti amerikan për udhëheqësin e ri suprem:
E enjte, 5 mars: Pasi Mojtaba Khamenei doli si një kandidat kryesor në fillim të javës së kaluar, Trumpi e ka quajtur atë “një të lehtë" në një intervistë me Axios, duke shtuar se qeveria iraniane po "humbte kohën e saj" nëse e emëronte atë. "Djali i Khamenei-t është i papranueshëm për mua”, ka thënë ai. "Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”.
E diel, 8 mars: "Nëse ai nuk merr miratimin tonë, ai nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë Trumpi për ABC News, duke shtuar se përfundimi i luftës do të ishte një vendim "i ndërsjellë" me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Pas emërimit të Khameneit: Trumpi ka refuzuar të komentojë vendimin gjatë në interviste me Times of Israel, duke thënë thjesht "do të shohim çfarë ndodh".
Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent
Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga...-
Trumpi thotë se Khamenei është i përfshirë në bisedime, shpreh dëshirën ta takojë
-
Khamenei i ri zotohet për hakmarrje
-
Udhëheqësi Suprem i Iranit raportohet se është takuar me një komandant ushtarak
-
Irani thotë se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore
-
Lideri i ri Suprem i Iranit: Irani do të hakmerret për të vrarët