I biri i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, është emëruar lider i ri suprem i Iranit, kanë raportuar të dielën mediat shtetërore iraniane, transmetoi Reuters.
Vendimi për emërimin e tij raportohet të jetë marrë nga Asambleja e Ekspertëve në Iran.
Mojtaba Khamenei, klerik i rangut të mesëm me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare, është konsideruar prej kohësh si një pasues i mundshëm i babait të tij.
Emërimi i tij ndodhi pasi Ajatollah Ali Khamenei u vra pas sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit.
Megjithëse ideologjia politike e Republikës Islamike të Iranit tradicionalisht kundërshton parimin e trashëgimisë familjare në pushtet, Mojtaba Khamenei gëzon mbështetje të konsiderueshme brenda Gardës Revolucionare si dhe në zyrën ende me ndikim të liderit të ndjerë suprem.
-
Raportohet se pasardhësi i Ali Khameneit është zgjedhur djali i tij
-
Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër
-
Udhëheqësi Suprem i Iranit raportohet se është takuar me një komandant ushtarak
-
Udhëheqësi suprem i Iranit është shpërfytyruar dhe ka lëndime të rënda në këmbë
-
Intriga, lojërat e pushtetit e rivalitetet: Si u ngrit Mojtaba Khamenei