Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësi suprem i Iranit është shpërfytyruar dhe ka lëndime të rënda në këmbë

Mojtaba Khamenei

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende duke u shëruar nga lëndimet e rënda në fytyrë dhe këmbë që pësoi në sulmin ajror që vrau babanë e tij, Ali Khamenei, në fillim të luftës, shkruan Reuters duke cituar burime të afërta me të.

Fytyra e Khameneit u shpërfytyrua në sulmin ndaj kompleksit të udhëheqësit suprem në qendër të Teheranit dhe ai pësoi një dëmtim të rëndë në njërën ose të dyja këmbët.

Por 56-vjeçari megjithatë po shërohet nga plagët e tij dhe mbetet mendërisht i mprehtë, shtuan ata.

Ai po merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes konferencave audio dhe është i përfshirë në vendimmarrje për çështje të mëdha - duke përfshirë edhe bisedimet e paqes.

Këto përshkrime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Edhe Lideri i ri i Iranit raportohet se është në koma Botë 4 muaj më parë Lideri i ri i Iranit raportohet se është në koma

Rrëfimet përputhen me një deklaratë të bërë nga sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, më 13 mars, kur ai tha se Khamenei ishte "i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar".

Një burim i inteligjencës amerikane i tha Reuters se Khamenei besohet se ka humbur një këmbë.