Lideri i ri suprem i Iranit, pasardhësi i babait të tij, Mojtaba Kahmenei, raportohet se ka mbetur në koma dhe gjithashtu ka humbur edhe njërën këmbë.
Duke cituar një burim të kryeqytetit të Iranit, Teheran, gazeta The Sun ka shkruar se Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime serioze në stomak ose në mëlçi.
Tutje raportohet gjithashtu se udhëheqësi i ri aktualisht ndodhet në kujdes intensiv në Sina University Hospital, në lagjen historike të Teheranit. Forcat e sigurisë thuhet se kanë izoluar një pjesë të ndërtesës.
Sipas burimeve të brendshme, personeli i spitalit i ka thënë se Mojtaba ishte në gjendje “shumë serioze” dhe nën kujdesin e Mohammad Reza Zafargjani.
“Një ose dy nga këmbët e tij janë prerë. Mëlçia ose stomaku i tij gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet. Ai duket se është gjithashtu në koma", citohet të ketë thënë burimi.
Nuk dihet nëse plagët e Mojtaba Khamenei janë marrë në të njëjtin sulm që vrau babanë e tij 86-vjeçar.
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten teksa Irani sulmon anijet në Hormuz
Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht se disa prej fuqive më të mëdha botërore...-
Çfarë kërkon SHBA-ja e çka Irani që lufta të përfundojë?
-
Udhëheqësi suprem i Iranit është shpërfytyruar dhe ka lëndime të rënda në këmbë
-
Khamenei i ri zotohet për hakmarrje
-
Udhëheqësi Suprem i Iranit raportohet se është takuar me një komandant ushtarak
-
Udhëheqësi i ri i Iranit pretendohet se është dërguar në Moskë për t’u operuar