Ndërsa lufta në Iran po i afrohet dy javëve, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka përcaktuar tri kushte për paqe.
Çfarë dëshiron Irani?
Pezeshkian ka thënë të mërkurën se lufta mund të përfundojë vetëm nëse: njihen të drejtat legjitime të Iranit, paguhen dëmshpërblimet, dhe Irani merr garanci të forta ndërkombëtare kundër çdo agresioni të ardhshëm.
Megjithatë, është e dukshme se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, jo presidenti, vendos për luftën dhe paqen.
Çfarë dëshiron SHBA-ja?
Kushtet e Iranit bien ndesh me kërkesat e Donald Trumpit për paqe, pasi siç ka thënë ai më parë, luftimet do të përfundonin vetëm në rastin e "Dorëzimit pa kusht" të Iranit.
Edhe
Memorandumi me SHBA-në është rruga më e mirë për të dalë nga lufta, thotë presidenti iranian
Por presidenti i SHBA-së ka sinjalizuar gjithashtu se lufta "do të përfundojë së shpejti" dhe se qëllimet e tij të luftës janë përmbushur.
Shtëpia e Bardhë më parë i quajti këto qëllime si: shkatërrimi i raketave iraniane dhe industrisë së raketave, eliminimi i kërcënimit nga përfaqësuesit iranianë në rajon dhe parandalimi i Iranit që të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.