Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të dhjetë.

Rritja ka të ngjarë të çojë në një rritje të mëtejshme të çmimeve të karburantit, dhe kjo rritje mund të mos ndalet këtu, thonë njohësit e ekonomisë, shkruan BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, edhe pse më pas ka rënë paksa nën këtë nivel.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se rritja e çmimeve në “afat të shkurtër” është “një çmim shumë i vogël për t’u paguar për paqen në botë.”

Financial Times raporton se ministrat e financave të G7-s do të mbajnë një takim emergjent të hënën për të diskutuar lirimin e mundshëm të përbashkët të rezervave të naftës për të përballuar rritjen e çmimeve.

Rezervat e naftës koordinohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ku 32 vende anëtare mbajnë rezerva strategjike si pjesë e një sistemi të përbashkët emergjent të krijuar për krizat e çmimeve të naftës.

Tri vende të G7-s, përfshirë SHBA-në, deri tani kanë shprehur mbështetje për një lirimin të përbashkët të rezervave, sipas personave të njohur me bisedimet, raporton Financial Times.

Putini uron udhëheqësin e ri suprem dhe riafirmon “mbështetjen e palëkundur” për Iranin

12 min. më parë / 9 mar 2026 11:55
Vladimir Putin

Photo: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përgëzuar Mojtaba Khamenein për marrjen e pozits si udhëheqësi i ri suprem i Iranit, dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.

"Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, ka thn Putini në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Udhëheqësi rus ka shtuar se ai "riafirmon mbështetjen e palëkundur (të Rusisë) për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë" dhe premton të "mbetet një partner i besueshëm".

"Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se ju do të vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do të bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, ka thn Putin.

Mojtaba Khamenei sht djali i Ayatollah Ali Khameneit, i vrar n ditn e par t sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, m 28 shkurt. 

Irani nis sulmet e para drejt izraelit nën udhëheqjen e liderit të ri suprem

36 min. më parë / 9 mar 2026 11:31
Mojtaba Khamenei

Photo: Associated Press

Teherani zyrtar ka nisur të hënën sulmin e parë me raketa ndaj Izraelit, nën udhëheqjen e liderit të ri suprem, djalit të lideri të vrarë, Ayatollah Ali Khamenei, Mojtaba Khamenei. 

Në një fotografi të shfaqur nga transmetuesi shtetëror IRIB, shihet një predhë në të cilën janë të shkruara fjalët: "Në shërbimin tuaj, Sayyid Mojtaba".

Ofensiva e përbashkët e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ka nisur në orët e para të 28 shkurtit.  Që atëherë kanë kaluar 10 ditë, dhe luftimet vazhdojnë, teksa ato janë zgjeruar, pasi Irani po sulmon edhe vendet e Gjirit Persik, ndërkaq Izraeli po sulmon edhe Libanin, pasi u sulmua nga grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani. 

Dita e 10-të: Çka po ndodh me luftën ndaj Iranit

48 min. më parë / 9 mar 2026 11:19
Iran

Photo: Associated Press

Iranianët po udhëzohen të betohen për besnikëri ndaj Mojtaba Khamenei, pasi ai u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit. Tani vëmendja është përqendruar te mënyra se si ai do ta drejtojë Iranin përmes një prej krizave më të mëdha në historinë moderne të vendit, dhe cili do të jetë hapi i tij i parë.

Pasojat ekonomike të luftës janë thelluar, duke çuar çmimet globale të naftës mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën në vitin 2022. Rritja u shkaktua nga shqetësimet se konflikti do të çojë në kufizime të zgjatura në furnizimin global me naftë.

Sulmet e Izraelit ndaj burimeve energjetike dhe depozitave të karburantit të Iranit e kanë shtyrë luftën në një “fazë të re”, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë iranian, duke kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj infrastrukturës energjetike në gjithë rajonin.

Çfarë duhet të dini në ditën e 10-të të luftës.

Dinastia Khamenei:

Qendrat kryesore të pushtetit në Iran, përfshirë Gardën Revolucionare, janë rreshtuar shpejt pas Mojtaba Khamenei, pasi ai u zgjodh për të pasuar babanë e tij të vrarë, Ali Khamenei, si udhëheqësi i ri suprem. Garda Revolucionare ka thënë se është gati të “zbatojë plotësisht urdhrat dhe të sakrifikojë jetën” për të. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë javën e kaluar se zgjedhja e Khameneit më të ri do të ishte “e papranueshme.” Analistët thonë se ngritja e Mojtabas tregon vazhdimësi të politikave të ashpra të babait të tij.

Goditjet ekonomike:

Shefja e FMN-së (IMF) ka paralajmëruar për rrezik të inflacionit global dhe ka thënë se politikanët duhet të përgatiten për “të paimagjinueshmen.” Tregjet aziatike kanë rënë ndjeshëm ndërsa kontratat e naftës janë rritur. Megjithatë, Trumpi i ka minimizuar shqetësimet, duke thënë se çmimet e larta të naftës janë “një çmim shumë i vogël për t’u paguar.” Koreja e Jugut do të vendosë kufizimin e parë të çmimit të karburantit në gati 30 vjet ndërsa pasiguria globale rritet.

Sulmet rajonale vazhdojnë:

Izraeli ka thënë se ka kryer sulme në Bejrut dhe Iran, ndërsa Teherani zyrtar ka njoftuar për lansime raketash. Shtetet e Gjirit kanë raportuar interceptime dhe sulme gjatë natës, përfshirë Bahreinin, i cili ka thënë se të paktën 32 persona janë plagosur nga një dron iranian që ka goditur një zonë banimi.

Kompania kombëtare e naftës e Bahreinit BAPCO ka thënë se operacionet e saj janë ndikuar pasi video treguan një zjarr të madh në zonën industriale në Riffa.

Sulmi ndaj shkollës:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se SHBA-ja ende po heton një sulm ndaj një shkolle fillore iraniane që sipas mediave shtetërore vrau të paktën 168 fëmijë. Komentet erdhën pasi video të reja duket se konfirmojnë se një sulm ajror amerikan kishte shënjestruar një bazë detare pranë shkollës, duke shtuar provat që kundërshtojnë pretendimet e fundit të Trumpit që fajësonin Iranin.

Personeli urdhërohet të largohet:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar diplomatët jo-urgjentë të largohen nga Arabia Saudite, duke reflektuar rreziqet në rritje për personelin amerikan ndërsa konflikti thellohet. Një ushtarak amerikan vdiq pasi u plagos gjatë një sulmi javën e kaluar në vend.

Betimi publik:

Irani ka njoftuar mbajtjen e një tubimi kombëtar të hënën për të shprehur besnikëri ndaj udhëheqësit të ri suprem. Qytetarët janë thirrur të mblidhen në të gjithë vendin në orën 15:00 sipas kohës lokale, sipas mediave shtetërore iraniane.

“Fazë e re” e luftës:

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CNN-it se nuk ka shenja për një fund të shpejtë të konfliktit. Ai ka thënë se sulmet e Izraelit ndaj depozitave të naftës dhe karburantit e kanë shtyrë luftën në një fazë të re dhe ka kërcënuar me sulme ndaj infrastrukturës energjetike, duke rritur frikën për ndërprerje të mëtejshme në furnizimin me naftë dhe gaz në rajon.

Të qëndrojnë apo të largohen?:

Një banor i Teheranit ka thënë se familja e tij është e ndarë nëse duhet të largohet nga qyteti, duke shtuar se njerëzit janë “nën presion të madh.” Ai ka thënë se sulmet izraelite ndaj depozitave të karburantit të shtunën në mbrëmje ishin bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës.

Zhvillimet e fundit nga SHBA-ja:

Çmimet e energjisë:

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarët e administratës së tij po përpiqen të qetësojnë shqetësimet për rritjen e çmimeve të karburantit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt e ka përshkruar rritjen e çmimeve si “një ndërprerje afatshkurtër”.

Lideri i pakicës në Senat Chuck Schumer i ka bërë thirrje Trumpit të përdorë Rezervën Strategjike të Naftës të SHBA-së, rezervën më të madhe emergjente në botë, për të ulur çmimet e energjisë.

Kushtet e dorëzimit:

Trumpi ka thënë se ai do të vendosë së bashku me Izraelin se kur do të përfundojë lufta. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të jetë pjesë e vendimit, por Uashingtoni do të ketë fjalën e fundit, ka thënë Trumpi në një intervistë për The Times of Israel.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë gjithashtu se SHBA-ja dhe Trumpi do të vendosin “kushtet e dorëzimit” për Iranin, pa dhënë detaje të tjera.