Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bota shmangu për pak një "katastrofë rrezatimi" të enjten kur energjia elektrike në centralin më të madh bërthamor në Evropë u ndërpre për orë të tëra pasi zjarret shpërthyen rreth tij.
Gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike që është jetike për sistemet e ftohjes dhe sigurisë në central, tha ai, duke lavdëruar teknikët ukrainas që po drejtojnë termocentralin nën vështrimin e ushtrisë ruse, raportoi The Guardian.
Autoritetet ukrainase dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për katastrofë potenciale bërthamore për shkak të luftimeve përreth centralit.
Problemet me furnizimin me energji në central duket se mbeten të rrezikshme edhe të premten. Centrali u shkyç dy herë të enjten kur një zjarr ndikoi në lidhjet energjetike me reaktorët e tij. Tri linja të tjera veçse janë hequr nga funksioni gjatë luftës.
Imazhet satelitore treguan tym që dilte nga centrali.
Energoatom, agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës, tha se një nga dy reaktorët që janë në funksion janë rilidhur në rrjetin energjetik.
Edhe
Centrali i Zaporizhzhias rilidhet me rrjetin elektrik të Ukrainës
Centrali bërthamor që është më i madhi në Evropë mbështetet në elektricitet për t’i mbajtur reaktorët të ftohtë. Shkyçja e tyre nga rrjeti energjetik është e rrezikshme sepse rrit rrezikun për dështim katastrofik në sistemet e ftohjes për reaktorët e tij.