Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Centrali i Zaporizhzhias rilidhet me rrjetin elektrik të Ukrainës

Termocentrali bërthamor i Ukrainës Zaporizhzhia, i cili aktualisht mbahet nga forcat ruse, është rilidhur me rrjetin elektrik të Ukrainës, tha operatori bërthamor i vendit në një deklaratë të përditësuar të premten, një ditë pasi termocentrali u shkyç për herë të parë në historinë e tij.

Në deklaratën e “Energoatom” thuhet se në orën 14.04, sipas kohës lokale të premten, një nga dy reaktorët "që u ndaluan dje u lidh me rrjetin elektrik dhe kapaciteti po shtohet”, raporton CNN.

Në një deklaratë të mëvonshme, operatori tha se një reaktor i dytë ishte lidhur.

“Megjithë provokimet e shumta nga pushtuesit rusë, centrali Zaporizhzhia vazhdon të punojë në sistemin energjetik të Ukrainës dhe të sigurojë nevojat e vendit tonë për energji elektrike”, tha “Energoatom” në një deklaratë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përgëzoi punëtorët e centralit të premten “për mbrojtjen e tij nga skenari më i keq, i cili po provokohet vazhdimisht nga forcat ruse", tha ai gjatë një fjalimi të përditshëm.

"Aktualisht, stacioni është i lidhur me rrjetin. Urime! Ai prodhon energji për Ukrainën”, shtoi ai.

Zjarret në një termocentral aty pranë kishin bërë që linja e fundit e energjisë elektrike e mbetur, e cila furnizon stacionin, të shkëputej dy herë të enjten.

Edhe Sulmet ruse, termocentrali më i madh bërthamor evropian pa energji elektrike Botë Sulmet ruse, termocentrali më i madh bërthamor evropian pa energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike u rivendos më vonë të enjten, por termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia mbeti i shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit deri të premten. Dy reaktorët bërthamorë që mbeten funksionalë në termocentral kanë nevojë për një burim energjie elektrike në mënyrë që të funksionojnë dhe të furnizojnë energjinë në rrjet.

Centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Përleshjet rreth kompleksit kanë shkaktuar shqetësime të përhapura dhe frikë për një fatkeqësi.

Kievi ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për ruajtjen e armatimit të rëndë brenda kompleksit dhe përdorimin e tyre si mbulesë për të nisur sulmet, duke e ditur se Ukraina nuk mund t'i përgjigjet zjarrit pa rrezikuar të godasë një nga gjashtë reaktorët e centralit.