Sulmet ruse ndërprenë termocentralin bërthamor ukrainas Zaporizhzhia nga rrjeti energjetik ukrainas, njoftoi të enjten në mëngjes kompania energjetike Energoatom.
“Sot, linja e fundit e komunikimit midis termocentralit bërthamor të pushtuar në Zaporizhzhia dhe sistemit energjetik të Ukrainës u ndërpre”, thuhet në një deklaratë nga kompania Energoatom.
Është termocentrali më i madh i madh evropian.
Në gusht të vitit të kaluar, zjarret e shkaktuara nga granatimet prenë linjën e fundit të transmetimit të mbetur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke e shkëputur përkohësisht atë nga rrjeti kombëtar i Ukrainës për herë të parë në gati 40 vjet funksionim.
U deshën dy javë për të rivendosur energjinë në termocentral.
-
Termocentrali i Zaporizhzhias humb burimin e fundit të energjisë së jashtme
-
Centrali i Zaporizhzhias rilidhet me rrjetin elektrik të Ukrainës
-
Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia ngel pa rrymë
-
OKB-ja alarmon se siguria bërthamore e Zaporizhzhisë po përkeqësohet
-
Zjarr në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia