Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Termocentrali i Zaporizhzhias del nga rrjeti për herë të parë që nga themelimi

Të enjten, për herë të parë në historinë e tij, termocentrali ukrainas i Zaporizhzhias, është shkëputur tërësisht nga rrjeti, për shkak të zjarreve, njoftoi ndërmarrja shtetërore “Energoatom”.

“Sot, për shkak të zjarreve në gropat e TEC Zaporizhzhias, të vendosura pranë centralit, linja e katërt e komunikimit mes ZNPP-së dhe sistemit energjetik, u shkëput dy herë”, njoftoi operatori rregullues, transmetoi BBC-ja të enjten.

Sipas operatorit, tri linja u shkëputen e vetëm njëra – ajo e linjës Dniprovskas, është duke funksionuar.

“Aktualisht po përgatitet lidhja e një prej njësive të energjisë me rrjet. Veprimet e pushtuesve shkaktuan një shkëputje të plotë të ZNPP-së nga rrjeti elektrik, i pari në historinë e stacionit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, BBC-ja bëri të ditur se sipas matjeve, ndotja e rrezatimit është normale.

“Që nga ora 14:30, sfondi i rrezatimi në qytet është 10.4 mikroroentegjenë në orë, që korrespondon me nivelin natyror”, u tha tutje.

Edhe Centrali i Zaporizhzhias rilidhet me rrjetin elektrik të Ukrainës Botë Centrali i Zaporizhzhias rilidhet me rrjetin elektrik të Ukrainës

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i ndërtuar në epokën sovjetike, është reaktori më i madh në Evropë. Territori pranë tij po kontrollohet nga trupat ruse që nga marsi, megjithëse objekti ende menaxhohet nga shkencëtarët ukrainas.

Autoritetet ukrainase deklaruan javën e kaluar se ekziston frika që Rusia ta mbyllë njësinë funksionale të energjisë në central, i cili në gjendje normale siguron rreth 1/5 e energjisë elektrike të tërë Ukrainës.