Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, ka thënë të hënën se dëshiron të sigurojë që vendi i tij të punojë me Francën dhe pjesën tjetër të Evropës për të ruajtur "marrëdhëniet më pozitive të mundshme" me Shtetet e Bashkuara.
Teksa po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, Carney ka thënë se Kanadaja është "vendi më evropian nga vendet jo-evropiane", dhe se ajo është "një partner i besueshëm dhe i fortë i Francës", raporton AP.
Carney ka mbërritur në Paris të hënën për t'u takuar me Macronin, duke kërkuar mbështetje nga një prej aleatëve më të vjetër të Kanadasë, teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdon të sulmojë sovranitetin dhe ekonominë e Kanadasë.
Ky është udhëtimi i parë zyrtar jashtë vendit i Carney që kur është betuar më 14 mars.
Ai do të zbarkojë më pas në Londër ku do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe mbretin Charles III, kreun e shtetit në Kanadasë.
-
Kanadaja shtyn përpara idenë për anëtarësim në BE, Trumpi e kërcënon Evropën
-
Carney mirëpret ftesën që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së
-
WSJ: Carney po promovon idenë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e BE-së
-
Kryeministri kanadez flet për një rend të ri ndërkombëtar të rindërtuar nga Evropa
-
Trump dhe Carney takohen sot në Shtëpinë e Bardhë