Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se pretendimet e bëra nga shërbimet ruse të sigurisë për gjashtë anëtarë të stafit diplomatik britanik që ka dëbuar nga Rusia janë "të pabaza".
Shërbimi rus i sigurisë FSB ka njoftuar të premten se ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, me arsyetimin se veprimet e tyre treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Akuzat e bëra sot nga FSB-ja ndaj stafit tonë janë krejtësisht të pabaza. Autoritetet ruse revokuan akreditimin diplomatik të gjashtë diplomatëve të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi muajin e kaluar, pas veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të aktivitetit të drejtuar nga shteti rus në të gjithë Evropën dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Njoftimi se Rusia evokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në
Moskë me akuza për spiunazh erdhi ndërsa Keir Starmer po zbarkonte në Uashington për të diskutuar për lejimin e Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit rus”, thuhet në reagimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Agjencia e sigurisë FSB ka thënë të premten se kishte marrë masën pas zbulimit të dokumenteve që tregonin se një pjesë e ministrisë së Jashtme po ndihmonte në koordinimin e asaj që e quajti "përshkallëzimin e situatës politike dhe ushtarake" në Ukrainë.
LEXO EDHE: