Deputeti i partisë së Milorad Dodikut, SNSD, Sërgjan Mazalica, thotë se qysh tash Bosnjë-Hercegovina si shtet është i shkatërruar, porse sipas tij, këtë nuk ua ka thënë boshnjakëve ende askush.
Dodik, si anëtar i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjës dhe partia e tij, janë kryesorët në lëvizjen për pavarësinë e Republika Srpskas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bosnja është shpërbërë, por askush nuk ua ka thënë ende boshnjakëve. Injorimi i tyre i kërkesave dhe interesave të popujve të tjerë i bën forcat centrifugale më të forta, marrëdhëniet gjeopolitike i mbajnë forcat centripetale më të dobëta. Të kontribuosh për mbijetesën e Bosnjës do të thotë të kundërshtosh ligjet e natyrës”, ka shkruar Mazalica në Tëitter.
Dodik ka paralajmëruar formimin e ushtrisë së Republika Srpskas, tërheqjen nga sistemi i përbashkët i taksave dhe shumëçka tjetër që do të zhbënte shtetësinë e këtij vendi. Ai është kërcënuar nga Perëndimi me sanksione nëse vazhdon të mos respektojë Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë, por ka marrë përkrahjen e Rusisë dhe të Serbisë në heshtje.