Bora e madhe ka përfshirë disa pjesë të Kinës veriore që nga e premtja, duke bllokuar automjetet dhe duke shkaktuar vështirësi në shpëtimin e udhëtarëve, njoftuan mediat shtetërore.
Transmetuesi shtetëror CCTV ka shfaqur pamjet e automjeteve të bllokuara në borë ku shumë banorë kishin dalë për të ndihmuar.
CCTV ka njoftuar se më shumë se 30 makina së bashku me 39 persona ishin bllokuar në borën e madhe në Ulanqab të Kinës veriore. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka lëshuar alarme të shumta për të ftohtin e fortë, reshje bore dhe erëra të forta, me valën e ftohtë që ka prekur zona të mëdha të Kinës veriore. Moti i ftohtë parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr i madh në një parking motorësh në Chongqing të Kinës
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Seuli regjistron borën më të madhe në nëntor që nga viti 1907
-
Pesë të vdekur e 83 të lënduar si pasojë e tornados në Kinë
-
Erërat e fuqishme në Kinë nxjerrin nga dritaret disa persona