Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore gjenden nën një park lojërash në Britani

Bomba te pashperthyera nga Lufta e Dyte Boterore te gjetura ne Britani

Foto: Kerren Rodgers

Një grumbuj bombash të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur nën një park lojërash për fëmijë në Anglinë veriore. 

Zyrtarët lokal në qytezën e Woolerit, në Northumberland, kanë thirrur ekspertët e bombave pasi punëtorët e përfshirë në riparimin e parkut “Scotts Play”, gjetën objekte të pashpërthyera, raporton “CNN”.

Në fillim dy bomba u larguan nga Ushtria britanike, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë. Më vonë këshilli i komunitetit është udhëzuar që kontrollim i të gjithë zonës është i nevojshëm. 

Kompania e largimit të bombave “Brimstone Site Investigation” ka larguar 155 bomba prove nga 4.5 kg secila, dhe bomba tymi. 

Kompania ka deklaruar për CNN se bombat datojnë nga Lufta e Dytë Botërore. 

Këshilli i komunitetit ka deklaruar se të gjithë bombat duhet të largohen para se të hapet parku. Deri më tani janë gjetur 174 pajisje shpërthyese. 

Edhe Anglisë i kthehen pajisjet e vjedhura Botërori 2026 1 muaj më parë Anglisë i kthehen pajisjet e vjedhura

“Derisa pajisjet përshkruhen si bomba prove, përsëri ato kanë ngarkesë dhe duke llogaritur numrat e përfshirë, është e nevojshme që të largohen nga profesionistët për të kënaqur të gjithë të shqetësuarit se parku i lojërave do të jetë përsëri i sigurt për kontratkorët dhe në fund përdoruesit e pajisjeve”, ka deklaruar këshilli përmes një komunikate. 

Mark Mather, politikan lokal ka deklaruar për “BBC” se zona ishte përdorur për trajnimin e vullnetarëve të ushtrisë së Home Guard gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe siç shihet pas luftës vendi është mbuluar. 

Më shumë gërmime do të bëhen për tu siguruar se parku i lojërave është pa pajisje shpërthyese, para se të vendosen pajisje të reja, ka shtuar këshilli.