Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Jordani të enjten për të mbajtur takime urgjente pas rënies së qeverisë siriane.
Ai do të takohet me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, dhe mbretin Abdullah, ndërsa rajoni dhe SHBA-ja përballen me pasoja potenciale pas rënies së regjimit të Assadit.
Blinkeni planifikon të diskutojë për mbështetjen e SHBA-së për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe qeveri të përgjegjshme në Siri, raportoi CNN.
Blinkeni të martën u zotua se SHBA-ja do ta njohë dhe mbështesë qeverinë e re siriane që është zgjedhur nga populli sirian. Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që të mbështesin proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe të përmbahen nga ndikimi në Siri.
-
Diplomatët amerikanë e ata rajonalë takohen për ta diskutuar të ardhmen post-Assad të Sirisë
-
SHBA-ja del me disa kushte për mbështetjen e udhëheqjes së re të Sirisë
-
Blinkeni në Arabi Saudite për temën e Gazës
-
Blinkeni mbërrin në Arabinë Saudite
-
Historike: Pas 25 vjetësh ministri i Jashtëm sirian do të jetë sot në Uashington