Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Sauditë të hënën, ku do të zhvillojë disa takime.
Blinken pritet të takohet me princin e kurorës së mbretërisë, Mohammed bin Salman, para se të takojë homologun e tij saudit, ministrin e Jashtëm, princin Faisal bin Farhan al-Saud.
BBC-ja ka raportuar se kjo është vizita e tij e pestë në Lindje të Mesme qëkur ka nisur konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Ai do të vizitojë edhe vende të tjera të Lindjes, ku temë pritet të jetë konflikti në Gaza dhe situata e sigurisë.
Artikuj të ngjashëm