Aksionet e kompanisë së automjeteve elektrike “Tesla” kanë rënë për më tepër se 14 për qind, duke shkaktuar humbje rreth 150 miliardë dollarë, pas përplasjes së pronarit të kompanisë Elon Musk me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, raporton agjencia “AP”.
Vlera e aksioneve nisi të binte pikërisht kur Trump i filloi kritikat ndaj ish-këshilltarit të tij Musk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump ka kërcënuar t’ia ndërpresë kontratat qeveritare Muskut. Aksionarët e Teslas janë të shqetësuar me situatën.
Musk në një postim në rrjete sociale të enjten ka thënë se Donald Trump përmendet në dokumentet e Departamentit të Drejtësisë në lidhje me rastin ndaj ish-financierit Jeffrey Epstein dhe tha se kjo është arsyeja pse ato dokumente ende s’janë publikuar. Epstein ishte gjetur i vdekur në burg më 23 korrik të vitit 2019. Autopsia kishte konstatuar se ai ka kryer vetëvrasje.