Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bie Qeveria e Holandës, pushteti s’merret vesh për migracionin

Qeveria holandeze ka rënë për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive në koalicion në lidhje me politikat e azilit, ka njoftuar kryeministri Mark Rutte.

Katër partitë qeveritare e kishin të pamundur që të arrinin marrëveshjen në bisedimet që i kryesoi Rutte të premten.

Qeveria e re ishte formuar para një viti e gjysmë, por partitë në pushtet për një kohë të gjatë kanë kundërshtuar politikat e migracionit.

Rutte do të takohet me mbretin e Holandës në Hagë për të formuar qeverinë e përkohshme.

Mediat holandeze kanë raportuar se zgjedhjet e reja mund të mbahen në mesin e muajit nëntor.

Partia konservatore e Ruttes kishte bërë përpjekje që të kufizonte numrin e azilkërkuesve pas debatit të ashpër për qendrat e stërngarkuara të emigrantëve.

Planet e tij janë kundërshtuar nga partitë më të vogla të qeverisë.

Ai ka konfirmuar rënien e qeverisë në një konferencë për media të mbajtur të premten në mbrëmje.

Mirëpo kryeministri ka thënë se ministrat do të vazhdojnë punën e tyre në kabinetin e përkohshëm deri në zgjedhjet e reja.

Aplikimet për azil në Holandë vitin e kaluar kishin arritur në 47 mijë dhe sivjet priten 70 mijë aplikime.

Artikuj të ngjashëm