Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përgëzoi Finlandën, Suedinë dhe Turqinë për arritjen e një marrëveshjeje e cila do t'i hapë rrugën vendeve nordike për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s.
Turqia fillimisht kishte kundërshtuar që dy vendet të bëheshin pjesë e aleancës, për shkak të shqetësimeve kundër terrorizmit.
“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt një ftese të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, e cila do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive – dhe një mënyrë e shkëlqyer për të filluar samtin”, shkroi Biden në Twitter.
I lumtur me marrëveshjen u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.
-
Biden uron Suedinë: NATO-ja është më e fortë se kurrë
-
Presidenti amerikan takohet me krerët e vendeve nordike në Helsinki
-
Bideni siguroi fitore të madhe nga udhëtimi i tij në Evropë
-
Bideni përkrah anëtarësimin e Suedisë në NATO
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO