Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të enjten e ka vlerësuar samitin e NATO-s të kësaj jave si “historik”, teksa u takua edhe me krerët e vendeve nordike të Evropës në Helsinki.
Presidenti amerikan ka theksuar se udhëheqësit e kanë mirëpritur Finlandën si anëtare të re të NATO-s në aleancë dhe arritën marrëveshje për të ecur përpara me anëtarësimin e Suedisë.
Biden ka thënë se kjo ishte një kujtesë se kombet rreth tryezës jo vetëm se ndajnë histori të përbashkët, por edhe sfida të përbashkëta. Ai ka shtuar se liderët po punojnë me “hapa të bllokuar” për ta trajtuar krizën klimatike.
Me udhëtimin në Helsniki, Biden ka përmbyllur udhëtimin pesë-ditor në Evropë. Gjatë javës, ai ka marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s në kryeqytetin lituanez, Vilnius.