Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni premton se s’do të ketë “Luftë të Ftohtë” me Kinën

Presidenti i SHBA-se, Joe Biden, duke shtrenguar doren me presidentin e Kines, Xi Jinping gjate takimit ne Bali

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar se nuk do të ketë një “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën. Biden është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping të hënën.

Biden ka thënë për media se nuk beson që Kina do ta pushtojë Tajvanin, raporton BBC.

Ishte takimi i parë mes Bidenit dhe Xi Jinpingut, që kur Joe Biden mori postin e presidentit të SHBA-së.

Dyshja po ashtu diskutoi për Korenë e Veriut dhe pushtimin rus të Ukrainës gjatë bisedimeve në Bali, një ditë para Samitit të G20.

Në takimin treorësh liderët kanë diskutuar shumë gjëra, përfshirë edhe çështjen e Tajvanit.

Bideni duke folur pas takimit, ka thënë se nuk beson se Kina do të tentojë ta pushtojë Tajvanin.

“Unë absolutisht besoj se nuk ka nevojë të ketë një Luftë të Ftohtë të re. Jam takuar shumë herë me Xi Jinpingun dhe kemi qenë të qartë me njëri-tjetrin. Nuk besoj se do të ketë tentim nga ana e Kinës për ta pushtuar Tajvanin. Unë kam bërë të qartë se duam të zgjidhim çështjet në mënyrë paqësore dhe se nuk duhet të vijë deri te një gjë e tillë. Jam i sigurt se ai e kuptoi se çfarë po thosha, unë e kuptova se çfarë po thoshte ai”, ka thënë Biden.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim me Bidenin.

Artikuj të ngjashëm