Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë hapur takimin mes tyre me një shtrëngim duarsh para samitit të APEC-ut, Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor.
Bideni ka thënë se qëllimi i samitit është që liderët “ta kuptojnë njëri-tjetrin”, e Xi ka thënë se ata kanë “përgjegjësi të rëndë” për botën.
Bideni ka shtuar se nuk do keqkuptime dhe se të dy liderët duhet të “sigurohen që gara të mos çojë në konflikt”, raportoi AP.
Xi ka folur për nevojën për të forcuar bashkëpunimin për të parandaluar ndryshimet klimatike. U pajtua se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë me marrëdhëniet SHBA-Kinë, por ka theksuar se për të dyja vendet “t’ia kthejmë shpinën njëra-tjetrës nuk është opsion”.
“Konfrontimi ka pasoja të papërballueshme për të dyja palët”, ka thënë Xi.