Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se po planifikon të zhvillojë një bisedë me presidentin kinez, Xi Jinping, pas vendimit të SHBA-së për të rrëzuar një balonë vëzhguese dhe tri objekte të tjera të paidentifikuara.
Bideni nuk ka potencuar se kur mund të ndodhë takimi mes dy liderëve.
“Ne kërkojmë garë, jo konflikt me Kinën. Nuk po kërkojmë një Luftë të re të Ftohtë. Por nuk do të kërkoj falje dhe ne do të garojmë”, ka thënë Bideni.
Bideni tha se incidentet e fundit nënvizojnë rëndësinë e "mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit midis diplomatëve tanë dhe profesionistëve ushtarakë".
Presidenti Biden ka thënë po ashtu se ai ka udhëzuar këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare që të udhëheqë një përpjekje të qeverisë për të trajtuar në mënyrë të sigurt objektet në hapësirën ajrore.
Edhe
Presidenti i SHBA-së i prerë, do të rrëzojë çdo balonë spiune
Biden përshkroi katër masa kryesore: SHBA-ja do të krijojë një inventar më të mirë të objekteve ajrore pa pilot mbi hapësirën ajrore të vendit dhe do të sigurohet që ai të jetë "i qasshëm dhe i përditësuar". SHBA-ja do të zbatojë masa për të përmirësuar kapacitetin e saj për të zbuluar objekte pa pilot. Zyrtarët do të përditësojnë rregullat dhe rregulloret për lëshimin dhe mirëmbajtjen e objekteve pa pilot mbi SHBA. Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëheqë një përpjekje për të ndihmuar në ‘vendosjen e normave të përbashkëta globale në këtë hapësirë kryesisht të parregulluar".
"Këta hapa do të çojnë në qiell më të sigurt për udhëtarët tanë ajror, ushtrinë tonë, shkencëtarët tanë dhe për njerëzit në terren gjithashtu”, ka thënë Bideni.