Presidenti amerikan, Joe Biden, të premten për herë të parë i ka kërkuar falje publikisht Ukrainës për vonesën mujore të Kongresit të ndihmës ushtarake. Kurse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së.
Duke folur në Paris një ditë pas ceremonisë së shënimit të 80-vjetorit të Ditës D, Bideni u kërkoi falje ukrainasve për pritjen e gjatë të pakos së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh.
Zelensky ndërkohë u kërkoi amerikanëve ta mbështesin vendin e tij, raportoi AP.
“Është shumë e rëndësishme që në këtë unitet, SHBA, të gjithë amerikanët të qëndrojnë me Ukrainës sikur të ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si ndihmoi SHBA-ja të shpëtoheshin jetë njerëzish, ta shpëtonte Evropën. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj të vazhdueshme në qëndrimin krah për krah me ne”, ka thënë Zelensky.
SHBA-ja do t’i dërgojë rreth 225 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, ka njoftuar Bideni të premten.
Dita D shënon zbarkimin e forcave ushtarake aleate në Normandi, që më pas ka rezultuar me mposhtje të nazizmit.
-
Zelensky falënderon Bidenin për nënshkrimin e ndihmës për Ukrainën
-
Zelensky urdhëron zyrtarët e tij të kërkojnë sqarime nga SHBA-ja për pezullimin e ndihmës
-
Bideni njofton ndarjen e 2,5 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën
-
Kemi marrë vetëm 10% të ndihmës së miratuar nga SHBA-ja, thotë Zelensky
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën