Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ta minimizojë dëmin ndaj civilëve në Liban, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Këtë kërkesë, Bideni e shtruar gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Bideni gjithashtu ka theksuar nevojën për “një marrëveshje diplomatike për kthimin e sigurt të civilëve libanezë dhe atyre izraelitë në shtëpitë e tyre”.
Kësaj bisede 30-minutëshe i është bashkuar edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Në këtë telefonatë, raportohet se Bideni e ka përsëritur se e dënon sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit dhe se e ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit.
Udhëheqësit thuhet se diskutuan edhe për situatën humanitare në Gaza.
-
Netanyahu kërkon ndryshim politik dhe sigurie në Liban
-
Izraeli e ka siguruar SHBA-në se do t’i sulmojë vetëm objektivat ushtarake të Iranit, thonë burimet
-
Bideni pritet të bisedojë me Netanyahun, fokusi te Irani
-
Biden: Netanyahu s’po bën mjaft për marrëveshjen e pengjeve
-
Bideni rrit presionin ndaj Netanyahut, ia kërkon arritjen e armëpushimit