Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden - Putinit: Duhet goditur kriminelët kibernetikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë të hënën homologut të tij rus, Vladimir Putin, nëpërmjet një bisede telefonike, se Rusia duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në vend.

Ai me këtë rast ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë të drejt “që të mbrojnë popullin dhe infrastrukturën kritike të saj”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka bërë të ditur se telefonata është realizuar më pak se një muaj pasi që dy liderët kanë mbajtur samitin e tyre të parë në Gjenevë, kur Bideni e kishte paralajmëruar homologun kundër sulmeve kibernetike nga Rusia.

Një sulm i ri i ndërlidhur me grupin e hakerëve “REvil”, me seli në Rusi, kishte shkaktuar pengesa të gjithmbarshme fundjavën e shkaktuar, duke goditur më shumë se 1 mijë e 500 biznese në mbarë botën.