Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten nga Shtëpia e Bardhë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, “duket të jetë vetizoluar”, raportoi BBC-ja.
“Ka indikacione se ai ka pushuar ose ka vënë nën arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij”, ka deklaruar Bideni.
"Unë nuk dua të flasë shumë për këtë në këtë kohë, sepse nuk kemi prova shumë të forta”, ka shtuar Biden.
SHBA-ja ka deklaruar të mërkurën se presidenti rus, Vladimir Putin është duke u keqinformuar nga këshilltarët e tij lidhur me luftën në Ukrainë, bazuar në një raport të Inteligjencës amerikane.
Sipas një zyrtari amerikan, këshilltarët nuk po ia tregojnë të vërtetën se sa keq po shkon lufta e forcave ruse, pasi kanë frikë ta bëjnë këtë.
-
Bideni për urdhrin e Putinit për armëpushim: Po përpiqet të gjejë oksigjen
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Biden: Putini s’ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë
-
Putinit po i fshihet e vërteta për Ukrainën
-
Këshilltarët e Putinit shumë të frikësuar t’ia thonë të vërtetën për Ukrainën