Rusia e ka keqvlerësuar masivisht situatën në Ukrainë dhe disa nga këshilltarët e presidentit rus Vladimir Putin nuk po i thonë të vërtetën nga frika, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe inteligjencës britanike, shkruan BBC të enjten.
“Këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i thonë të vërtetën, por ajo që po ndodh në Ukrainë dhe shkalla e këtyre gjykimeve të gabuara duhet të jetë e qartë për regjimin rus. E gjitha i shtohet llogaritjes së gabuar strategjike që udhëheqësit perëndimorë e paralajmëruan Putinin se do të ndodhte. Është bërë lufta e tij personale, me koston që paguhet nga njerëz të pafajshëm në Ukrainë dhe, gjithnjë e më shumë, nga rusët e zakonshëm gjithashtu", ka thënë kreu i agjencisë britanike të inteligjencës, Jeremy Fleming.
Putinit nuk i është thënë gjithashtu për ndikimin e plotë të sanksioneve në ekonominë ruse, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Rusia e nisi me qëllime të tjera pushtimin e Ukrainës, por falë rezistencës dhe sanksioneve, duket si një strategji e dështuar.
-
Shefi i spiunazhit britanik: Kostot për Rusinë në njerëz dhe pajisje janë marramendëse
-
Inteligjenca amerikane nxjerr në pah përçarjet në ekipin e Putinit
-
Inteligjenca amerikane paralajmëron përshkallëzimin e luftës në Ukrainë gjatë muajve të ardhshëm
-
Putinit po i fshihet e vërteta për Ukrainën
-
Biden: Putini mund të ketë vënë në arrest shtëpiak këshilltarët e tij