Presidenti amerikan Joe Biden do t'i kërkojë Kinës që të mos i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë, kur ai të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping në telefon të premten, raporton BBC.
Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar Pekinin për dështimin që ta dënojë pushtimin.
Bideni të enjten e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putinin një “bandit të pastër” dhe një “diktator vrasës” i cili po bënte “luftë imorale” kundër njerëzve të Ukrainës.
Këto deklarata erdhën pasi Bideni e quajti Putinin “kriminel lufte” të mërkurën, duke shprehur kështu një retorikë të ashpër.
Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se komentet e Bidenit ishin “krejtësisht të papranueshme dhe të pafalshme”.
-
Bideni e quan presidentin kinez “diktator”
-
SHBA-ja i kërkon Xi-së t’i bëjë presion Putinit t’i ndalë krimet në Ukrainë
-
Biden: Do të ishte joracionale që Kina ta negocionte paqen në Ukrainë
-
Bideni mesazh Putinit: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë
-
Blinken: Kina po mendon ta furnizojë Rusinë me armë për luftën në Ukrainë