Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni mesazh Putinit: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar mesazhe të qarta presidentit rus Vladimir Putin, gjatë fjalimit që mbajti në Varshavë të Polonisë të martën, shkruan BBC.

Biden bëri të qartë se “Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë, kurrë” – mesazhi që u përcoll me duartrokitje të shumta nga turma që është mbledhur për ta përcjellur fjalimin.

“Njerëzit e lirë refuzojnë të jetojnë në një botë pashpresë dhe errësire. Autokratët duhet të kundërshtohen”, ka thënë presidenti amerikan.

Bideni tutje ka thënë se përgjigja e ukrainasve dhe pjesës tjetër të botës ka qenë “e jashtëzakonshme” kundër pushtimit rus.

“Ukraina është ende e pavarur dhe e lirë pavarësisht përpjekjeve të Rusisë. Nga Khersoni deri në Kharkiv, luftëtarët ukrainas kanë rimarrë tokën e tyre”, ka potencuar ai.

Edhe Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën Botë Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt popullit të Rusisë, Bideni ka thënë se Perëndimi nuk po planifikonte të sulmonte Rusinë dhe se lufta nuk ishte kurrë një domosdoshmëri, por është një tragjedi.

Ai thotë se presidenti Putin zgjodhi këtë luftë dhe ai lehtë mund ta përfundojë atë.

“Nëse Rusia ndalon pushtimin e Ukrainës, do të ndalonte luftën, por nëse Ukraina ndalon së mbrojturi veten, do të thoshte fundi i Ukrainës. Kjo është arsyeja pse Ukraina po vazhdon të marrë mbështetje nga aleatët e saj perëndimorë”, ka thënë Biden.

Bideni është besimplotë që Ukraina do ta mbrojë veten, por ka paralajmëruar se “ditë të hidhura” e presin përpara.

Ka thënë se pritet një paketë e re e sanksioneve ndaj Rusisë.

Bideni ka këmbëngulur se aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë.

Biden e mbylli fjalimin e tij duke falënderuar Poloninë, trupat ukrainase dhe të gjithë ata që mbrojnë lirinë.

Edhe Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores” Botë Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

“Le të ecim përpara me besim dhe bindje dhe me një angazhim të qëndrueshëm për të qenë aleatë, jo të errësirës, por të dritës”, ka thënë Biden në përfundim të fjalimit.

Pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të hënën, Bideni shkoi në Varshavë me një mision për ta forcuar unitetin perëndimor.