Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i drejtohet kombit lidhur me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, i cili ka nisur në orët e para të së enjtes.
Adresimi i Bidenit do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë.
“Bideni do të japë vërejtje për sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Bideni pritet të zbulojë masa të reja që mund të shkëputin Rusinë nga teknologjia e avancuar, të shpallë kufizime të reja ndaj institucioneve të mëdha financiare dhe të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të tjerë të rrethit të brendshëm të presidentit rus, Vladimir Putin.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni sonte deklarohet për masat kundër Rusisë
-
Bideni mban sonte fjalimin e fundit në Asamblenë e OKB-së si president
-
Bideni planifikon t’i bëjë thirrje popullit amerikan për financim për Ukrainën dhe Izraelin
-
SHBA-ja dhe G7-a do të vendosin sanksione të reja për Rusinë
-
Bideni do t’i dërgojë mesazhe Putinit nga Polonia