Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të deklarohet për çështjen e Rusisë dhe Ukrainës në mbrëmjen e së martës, sipas kohës sonë lokale, rreth orës 20:00, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja pritet të njoftojë për një sërë sanksionesh kundër Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të hyjnë në dy rajonet separatiste në Ukrainën Lindore.
Ai të hënë njoftoi se Rusia i njeh si shtete të dyja rajonet.
Artikuj të ngjashëm