Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se SHBA-ja është e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas atyre të paralajmëruara po të mërkurën nga Bashkimi Evropian, raporton CNN-i.
“Do të bisedoj me anëtarët e G7-s këtë javë rreth asaj se çka do të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, ku po fliste për ekonominë amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar të mërkurën një varg masash, përfshirë edhe ndalimin e naftës ruse.
Propozimet e tjera përfshijnë listimin e individëve të cilët kanë kryer krime në Bucha, largimin e bankës më të madhe ruse, Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT dhe ndalimi i tre transmetuesve shtetërorë rus nga valët ajrore evropiane.
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka bërë të ditura po ashtu të mërkurën sanksionet shtesë ndaj 63 qytetarëve dhe etniteteve ruse, përfshirë kompanitë mediale ruse “të cilat qëndrojnë prapa kampanjës së dezinformimit të Putinit” dhe punonjësit e tyre.