Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Perëndimi përgatisin sanksionet e reja ndaj Rusisë të enjten

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi do të njoftojnë për sanksionet e reja ndaj Rusisë të enjten, pasi pushtimi i Ukrainës po vazhdon, shkruan CNN.

Sanksionet e reja do të bëhen publike në vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në Belgjikë dhe Poloni.

Bideni do të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s në Bruksel, përpara se t’u drejtohet 27 liderëve të Bashkimit Evropian në një seancë të Këshillit Evropian.

Bideni do të ketë mundësinë të koordinohet në fazën tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën bashkë me partnerët dhe të bashkohen në vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe shtrëngimin e sanksioneve ekzistuese për të goditur pushtimin dhe për të siguruar zbatim të fuqishëm, kanë njoftuar nga Shtëpia e Bardhë ndër të tjera.