Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Veprimet e Rusisë nuk kanë legjitimitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim të territorit sovran ukrainas.

Bideni i bëri këto deklarata pas shpalljeve të sanksioneve të reja amerikane kundër Rusisë.

“Mos bëni gabim: këto veprime nuk kanë legjitimitet. Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Sanksionet e reja do të imponojnë kosto për individët dhe subjektet që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjet e paligjshme për të ndryshuar statusin e territorit ukrainas”, ka thënë Biden.

“Unë u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, shtoi presidenti amerikan.

SHBA-ja vendosi një rund të ri sanksionesh të lidhura me Rusinë ndaj qindra individëve dhe kompanive, pasi Vladimir Putini shpalli sot të aneksuara paligjshëm katër rajone ukrainase.

Më shumë se 1 mijë njerëz dhe kompani të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës janë përfshirë në paketën e re të sanksioneve, duke përfshirë guvernatorin e saj të Bankës Qendrore dhe familjet e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Si kundërpërgjigje të aneksimit të paligjshëm, Ukraina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

 

Artikuj të ngjashëm