Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni i drejtohet me gisht Putinit: S’frikësohemi nga ti

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura, pasi presidenti rus, Vladimir Putin aneksoi katër rajone të okupuara të Ukrainës.

Putin ka bërë një kërcënim të fshehtë për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur territoret e reja të aneksuara, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ai deklaroi se rajonet do të jenë "përgjithmonë" pjesë e Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti aneksimin "përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës".

Ndërkaq në një fjalim të premten në Kremlin, udhëheqësi rus pretendoi se qytetarët në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk kishin votuar për të qenë "me popullin e tyre, me atdheun e tyre".

Edhe Bideni paralajmëron që Putini “nuk do të ndalet në Ukrainë” Botë 2 v. më parë Bideni paralajmëron që Putini “nuk do të ndalet në Ukrainë”

Ai u referohej të ashtuquajturave referendume të mbajtura në rajone ditët e fundit, por Ukraina dhe qeveritë perëndimore i kanë dënuar votat si një mashtrim.

Por pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit u përdor për të sulmuar Perëndimin.

Ai tha se SHBA-ja kishte krijuar një "precedent" duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, në një kërcënim të dukshëm.

Kremlini e ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj rajoneve të reja të aneksuara do të shihej si një sulm në tokën ruse, duke sinjalizuar një përshkallëzim të luftës.

Presidenti Biden i quajti të pamatura fjalët e homologut të tij rus, por shtoi se Putini "nuk do të na trembë".

"Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen”, tha presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt presidentit rus, duke drejtuar gishtin në kamerë.

"Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s," tha ai, duke iu referuar bllokut të sigurisë perëndimore.

Edhe Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit Botë 2 v. më parë Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit

“Zoti Putin, mos harro çka po them: çdo centimetër”, ka shtuar Bideni.