Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni planifikon t’i bëjë thirrje popullit amerikan për financim për Ukrainën dhe Izraelin

(CNN) – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një adresimi të planifikuar për të enjten, do t’i bëjë thirrje të drejtpërdrejtë popullit amerikan që të vazhdojë financimin për Ukrainën dhe Izraelin, në kohën kur të dy vendet po përballen me lufta.

Ky fjalim pritet të mbahet pak para dorëzimit të kërkesës së Shtëpisë së Bardhë drejtuar Kongresit, për 100 miliardë dollarë, për të ofruar ndihmë dhe burime për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Administrata Biden dorëzoi në gusht, të ashtuquajturën kërkesën e saj të fundit për financim shtesë, e cila përmbledh kërkesat unike përtej programeve tradicionale të qeverisë.

Në propozimin e muajit gusht u kërkuan 24.1 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën deri në fund të vitit, por Kongresi nuk e miratoi atë. Presidenti u ka bërë të qartë këshilltarëve të tij se fjalimi që pritet të mbahet të enjten duhet të theksojë se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën dhe Izraelin nuk është vetëm një mesazh i fuqishëm drejtuar botës, por edhe një çështje e sigurisë kombëtare të SHBA-së.