Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ia ka parë për të madhe Maqedonisë pse ky shtet ka parë vetëm spiunin e Serbisë në Kuvend e jo edhe spiunë të tjerë nga Perëndimi, transmeton Koha.net.
“Nuk e kam vërejtur që Maqedonia të ketë thirrur ambasadorë të këtyre vendeve për t’i pyetur ç’kanë bërë spiunët e tyre”, citon beta e Beogradit të ketë thënë Daçiq duke shtuar se Maqedoninë nuk mund ta pengojnë përfaqësuesit e Serbisë e të mos e pengojnë ata amerikanë, gjermanë, francezë...
me fqinjët do të sillemi ashtu si sillen ata me ne”, tha Daçiq.
Sipas tij, spiuni serb Goran Zhivaleviq për lëvizjet e veta i kishte njoftuar zyrtarë maqedonas.
Zyrtari numër tre i Ambasadës serbe në Shkup, Goran Zhivaleviq, në ditën kur demonstruesit hynë me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë ishte parë në sallën e tij dhe kishte marrë foto.
-
Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Serbia ia tërheq vërejtjen Britanisë së Madhe për Kosovën
-
Serbia nuk përfill Londrën për të dëbuar diplomatët rusë
-
Dyshime për përfshirje të shërbimit sekret serb thellë në institucione të shtetit maqedonas