Serbia nuk do t’i dëbojë diplomatë rusë, ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se është e vërtetë se Britania e Madhe, gjatë ngjarjeve të së hënës së shkuar në Kosovë, ka kërkuar nga ne që të përcaktohemi ndaj Rusisë dhe të dëbojmë diplomatë rusë, gjë që sipas tij që të gjitha janë interesa, transmeton Koha.net.
“Atyre vetëm kjo u ka interesuar, gjërat të tjera nuk iu interesojnë. Po ashtu ne duhet të marrim para sysh interesat tona, t’i masim mirë gjërat dhe është e sigurt se Serbia nuk do t’i dëbojë diplomatët serbë”, citon tv pink të ketë thënë Daçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq: Serbia e ka mbështetjen e Rusisë për Kosovën
-
Daçiq: Serbia kurrë nuk do të vërë sanksione ndaj Rusisë
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Rusia i kërkon Serbisë t’i shmangë konferencat ndërkombëtare pa praninë ruse
-
Daçiq: Nuk planifikojmë t’i vendosim sanksione Rusisë, prioritet tërheqja e njohjeve të Kosovës