Komisioni Evropian nuk do të paraqesë më një propozim ligjor për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë më 15 prill, siç ishte planifikuar më parë, sipas agjendës së përditësuar legjislative të BE-së të martën.
Megjithatë, një zyrtar i BE-së i ka thënë Reuters se propozimi nuk ishte anuluar dhe do të publikohej, megjithëse jo më në mesin e prillit për shkak të “zhvillimeve aktuale gjeopolitike”.
Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit po krijon ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë në histori, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke i rritur çmimet globale të naftës bruto.
Propozimi do të përcaktonte në ligj një heqje të plotë graduale të importeve të naftës ruse jo më vonë se fundi i vitit 2027.
Bashkimi Evropian tashmë ka miratuar një heqje graduale deri në fund të vitit 2027 të importeve të gazit nga Rusia.
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
Shtrenjtimi i naftës “zbut” sulmet e thella të Ukrainës në Rusi
-
Kallas u bën thirrje vendeve të Azisë Juglindore të kërkojnë alternativa ndaj naftës ruse
-
Kriza e re energjetike godet rëndë Evropën
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja