Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje të martën vendeve partnere në Azinë Juglindore që të mos i drejtohen Rusisë për furnizime me naftë, ndërsa përpiqen të përballojnë mungesën e përhapur të karburantit të shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.
BE-ja miratoi këtë muaj një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, përfshirë kufizime më të ashpra në tregtinë e naftës, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKallas tha se Rusia ka përfituar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila ka çuar në mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit, rruga kryesore e transportit për rreth një të pestën e furnizimeve botërore me naftë dhe mallra të tjera jetike.
“Dua t’ju kujtoj se të ardhurat nga nafta janë ato që Rusia po i përdor për të financuar luftën në Ukrainë. Ne kemi interes që kjo luftë të ndalet”, u tha ajo gazetarëve pas takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Brunei.
“Prandaj ne po inkurajojmë, natyrisht, diversifikimin e burimeve dhe gjetjen e tyre diku tjetër, jo nga Rusia”.
Kallas nuk specifikoi nëse kjo çështje u ngrit gjatë takimit me ministrat e ASEAN-it.
Vendet e Azisë Juglindore, përfshirë Vietnamin, Tajlandën, Filipinet dhe Indonezinë, janë ndër shtetet që po kërkojnë të sigurojnë më shumë naftë nga Rusia, sipas një raportimi të Reutersit muajin e kaluar.